Site icon Telegrafi

Po rritet numri i kompanive që po falimentojnë në Gjermani

Gjykatat gjermane shqyrtuan më shumë kërkesa për falimentimin të kompanive në muajin mars sesa në shkurt, treguan sot të dhënat paraprake nga zyra e statistikave.

Në muajin shkurt numri i tyre u rrit me 10.8 për qind në baza mujore, njoftoi Destatis. Statisticienët theksojnë se procedurat përfshihen në statistika vetëm pas vendimit të parë të gjykatës së falimentimit, që do të thotë se në shumë raste kërkesa është paraqitur afërsisht tre muaj më parë.

Shifrat përfundimtare të falimentimeve janë vetëm për muajin janar, theksojnë ata, raporton aa.

Gjykatat gjermane raportuan se në janar janë paraqitur 1271 kërkesa për falimentim, që është 20.2 për qind më shumë se në janar të vitit të kaluar. Në dhjetor, ato ishin 19,7 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë, njoftoi Destatis.

Gjykatat vlerësojnë se pretendimet e mundshme të kreditorëve do të arrijnë në gati 2.3 miliardë euro. Në janar të vitit 2022, vlerësimet shkonin pak mbi 1.4 miliard euro, tregon raporti i Destatis.

Më shumë falimentime të kompanive në janar janë shënuar në sektorin e ndërtimit, 246 prej tyre, që është 19.4 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Tregtia pasoi me 204 falimentime, 27.5 për qind më shumë se një vit më parë.

Vitet e fundit, numri i falimentimeve të kompanive ka qenë në nivele të ulëta falë ndihmës shtetërore dhe pezullimit të pjesshëm të detyrimit për fillimin e falimentimit, pavarësisht coronavirusit dhe krizës energjetike. /Telegrafi/

Exit mobile version