Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është për 3 centimetra mbi kuotën e lejuar. Trashësia e akullit të bregut në Liqenin e Prespër është 4 centimetra, ndërsa në Liqenin e Dojranit 1,5 centimetra, informojnë nga Drejtoria për Shërbime Hidrometeorologjike (DSHHM), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për dallim nga sot niveli i ujit në Liqenin e Ohrit në ditët e kaluara ka qenë për 4 deri 5 centimetra më pak se kuota minimale e lejuar.
Nga DSHHM thonë se për shkak të rritjeve të temperaturave ditëve të fundit dhe shkrirjes së borës, do të ketë rritje të nivelit të ujit në liqene dhe lumenj./Telegrafi/