Telegrafi

Po rritet imazhi i shtetit në arenën ndërkombëtare

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, e ka konsideruar të arritur të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, e cila është nënshkruar të martën nga presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.

Në këtë intervistë për ‘Epokën e re’, Gashi ka thënë se kjo marrëveshje është konfirmim i miqësisë në mes të dyja vendeve dhe i kontribuon sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Sipas Gashit, arritja e një marrëveshje të tillë rrit kredibilitetin dhe imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai ka thënë se një raport i tillë i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së duhet të shfrytëzohet nga institucionet e vendit dhe të jetë si udhërrëfyes që edhe me shtetet e tjera të rëndësishme të arrihen marrëveshje të tilla. /Telegrafi/