Toboganët e mëdhenj të montuar në pishina ofrojnë adrenalinë dhe një përvojë unike.
Megjithatë, shpesh gjatë këtyre rrëshqitjeve në ujë njerëzit e pësojnë keq, transmeton Telegrafi.
Në fakt një gjë e tillë i ka ndodhur një vajze, e cila ka pësuar lëndime të rënda gjatë rrëshqitjes së saj në një tobogan gjigant.
Miqtë që ishin në të në ato momente mendonin se nuk bëhej fjalë për ndonjë lëndim serioz në momentin kur ajo përplasi kokën në pjesën anësore të toboganit, por më pas e kuptuan se është serioze dhe se ajo kishte lënduar rëndë shpinën dhe qafën.
E gjithë kjo situatë rrëqethëse është filmuar nga një mik i saj i cili ishte me të, dhe kështu e ka publikuar në internet me qëllim që t’iu shërbej si paralajmërim të tjerëve që rrëshqasin në këto toboganë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DIeDQw3vzkI