Telegrafi

Po rrëshqiste në borë me ‘snowboard’ dhe një ortek e “ndjek nga pas”, amerikani shpëton mrekullisht

Një ‘snowboarder’ i Kolorados në SHBA shpëtoi për pak kur një ortek ‘vërshoi’ poshtë malit në të cilin ai ndodhej.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Maurice Kervin, 25-vjeçar, po rrëshqiste në borë në No Name Peak afër Loveland Pass në Summit County kur papritmas u kthye dhe pa se një përmbytje dëbore po vërshonte pas tij.

Kervin një skiator me përvojë, por ‘snowboarder’ amator nga Denver, sapo kishte filluar zbritjen e tij poshtë malit kur shkaktoi ortekun.

 

Amerikani arriti ta xhirojë gjithë këtë moment drithërues.

“Jam shumë falenderues që isha gjallë, sinqerisht, dhe jo i ‘varrosur’, dhe jo i lënduar”, tha Kervin për CNN.