Site icon Telegrafi

Po rregullonte barin në oborr, hasi në një kapak që mendonte se mund të ishte i thesarit – pasi e hapi e kuptoi se ishte i gropës septike

Një burrë që kishte shpresuar se do të gjej thesarin në oborrin e shtëpisë – u pendua keq kur gërmoi dhe hasi në një kapak betoni.

Gjithçka ndodhi gjatë ditës së martë, kur një burrë po kujdesej për barin dhe vërejti diçka të pazakontë në një hapësirë të caktuar, transmeton Telegrafi.

Duke menduar se do të gjej thesar, vendosi ta marrë lopatën dhe të gërmojë – e kur më në fund arriti te një kapak i betonit u gëzua tej mase.

Por gjithçka ndryshoi kur atë e hapi – doli të jetë pusetë e kanalizimit, përkatësisht gropa septike e cila kutërbonte.

E ky zhgënjim e bëri që burri ta mbyll menjëherë dhe të largohet nga vendi sikur të mos kishte parë asgjë.

Megjithatë pamjet e këtij momenti janë postuar në platformën TikTok, dhe deri më tani kanë marrë mbi pesë milionë shikime. /Telegrafi/

@tonyhuismanlp#notajoke♬ Emotional Piano Instrumental In E Minor – Tom Bailey Backing Tracks
Exit mobile version