Telegrafi

Po riparonin veturën në garazh, automekanikët nga Ankaraja frikësohen kur u shpërthen “air-bag”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda garazhit të një automekaniku në Etimesgut të Ankarasë në Turqi.

Një burrë kishte dërguar veturën e tij për ta riparuar, por kurrë nuk kishte pritur që “air-bag” do t’i shpërthejë, transmeton Telegrafi.

Dy punonjës ishin duke punuar në veturë, kur ‘air bag” në anën e shoferit shpërtheu, duke detyruar dyshen të largohen me shpejtësi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit, si dhe kur dy punëtorët largohen nga mjeti me shpejtësi nga frika se do të lëndohen.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërsa akoma nuk dihet shkaku që çoi në aktivizimin apo shpërthimin e “air bag”. /Telegrafi/