Telegrafi

Po rikthehet The Undertaker në ‘Seritë e Mbijetesës’

Në këtë fundjavë do të zhvillohet ‘Ferri në Qeli”, një event që do të mund të ndiqet drejtpërdrejt në rrjetin WWE.

Pas këtij spektakli, WWE do të fokusohet në ‘Seritë e Mbijetesës’, njëra ndër ngjarjet më të mëdha të Samckdown që do të zhvillohet në këtë fundvit.

E gjithë ngjarja do të ketë fokusin te njëra ndër legjendat më të mëdha të këtij sporti, The Undertaker.

WrestleVotes në Twitter ka vendosur që ‘Seritë e Mbijetesës’ të organizohen përreth legjendës së SmackDown në përvjetorin e 30-të të garës.

“Më 22 nëntor, Seritë e Mbijetesës  do të ndërtohen përreth The Undertaker në përvejtorin e 30-të, që do të bëjë atë të ketë një paraqitje live”, thuhet në njoftimin e WrestleVotes.

“Një burim thotë se The Undertake nuk do të luftojë në këtë event kësaj here”, shtohet më tutje.

Në muajt e fundit, ka pasur zëra se legjenda e WWE do të mund të zhvillojë një përballje në ‘Seritë e Mbijetesës’.

Por, kjo gjë mund të mos realizohet shkaku që është duke u ndërtuar një dokumentar në lidhje me The Undertaker: The Last Ride.

Në këtë dokumentar, do të njoftohet edhe pensionimi i yllit nga SamckDown. Por, ylli i sportit që është më shuëm për spektakël do të bëjë një paraqitje vetëm si mysafir special. /Telegrafi/