Site icon Telegrafi

Po rikthehet seriali “Schengen Visa” në GjirafaVideo

Sigurisht ju kujtohet seriali “Schengen Visa”, i cili për një periudhë të shkurtër arriti të bëhet shumë i famshëm.

Ky serial pos temës së vizave që është shumë aktuale në vendin tonë, sjell edhe personazhe shumë të veçantë dhe komikë të cilët e bëjnë këtë serial shumë të dashur për publikun.

E lajmi i mirë është që GjirafaStudios ka vendosur të prodhoj sezonat e reja të “Schengen Visa” që do të shfaqen online në platformën GjirafaVideo.com.

https://www.youtube.com/watch?v=Mo8xmsHCDK4

GjirafaStudios është duke planifikuar që të gjatë vitit të prodhoj dhe të ju sjell publikut shqiptarë top seriale, emisione, filma, dokumentarët, etj.

Si çdo shtet i zhvilluar që ka platformë të tyren, ashtu po na ofron edhe GjirafaVideo.com. Episodi i parë i “Schengen Visa” do të shfaqet online më 10 Mars (e diel) në ora 20:00.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Schengen Visas

Mirëpo këtë fundjavë më 3 mars në ora 20:00 aktorët e serialit kanë një surprizë për ju, mos harroni t’i ndiqni.

Exit mobile version