“Backstreet Boys” është gati të kthehet me një këngë të re.
Nick Carter, Howie Dorough, Alexander James McLean, Kevin Richardson e Brian Littrell në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar me bendin e tyre kanë kryesuar klasifikimet muzikore.
“As long as you love me” dhe “Everybody” kishin pushtuar top listat botërore dhe kanë vendosur të rikthehen me hite dhe turne të reja.
Pak ditë më parë, grupi festoi 25 vjetorin e krijimit dhe e me këtë rast publikuar një video në llogarinë e tyre në Instagram.
“Më 20 prill 1993 u formuam si “Backstreet Boys. Nëse do të na thoshin se 25 vjet më vonë do të krijonim akoma muzikë së bashku, nuk do ta kishim besuar. Faleminderit. Kush është gati për një tjetër 25-vjeçar?” pohuan djemtë.
Gjersa Richardson ka publikuar një video teksa zbulon një pjesë të këngës së re, e cila brenda muajit maj do të jetë para fansave.
Ndryshe, bendi pritet të sjell edhe këngë të tjera dhe do të mbajë disa koncerte anembanë globit. /Telegrafi/