Një shtetas egjiptian me inicialet E.E 30 vjeç ka mundur t’i shpëtojë mbikëqyrjes policore gjatë procedurës së riatdhesimit të tij nga aeroporti Malpensa i Milanos, me një fluturim drejt Dakarit.
Shtetasi egjiptian është arratisur nga porta e pasme e avionit të kompanisë Air Italy i linjës Milano-Dakar, e sapo ka dalë në pistë të hapur është larguar me vrap duke humbur gjurmët.
Shërbimi i Sigurisë ka aktivizuar menjëherë bllokimin e aeroportit për rreth një orë duke devijuar fluturimet në aeroportin e Milano Linate e në qytetin e Torinos, përcjell oranews.tv.
Pistat e fluturimit e zonat e manovrave si dhe hyrje daljet nga aeroportin janë aktualisht në një mbikëqyrje të lartë.
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini me një komunikim për mediat informon se “po e ndjek çështjen personalisht e ka besim të plotë se forcat policore italiane do ta kapin shtetasin egjiptian”.
Autoritetet italiane informojnë zyrtarisht se motivi i dëbimit të shtetasit egjiptian ishte se ai kishte mbërritur në Itali me dokumente ta parregullta.