Site icon Telegrafi

Po realizonte storie televizive, reporterja australiane i shpëton për pak dhëmbëve të mprehtë të krokodilit

Një reportere nga Australia shpëtoi për pak nga sulmi i një krokodili – pasi u afrua për të parë matanë luginës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zarisha Bradley, e cila ishte duke raportuar në Darvin të enjten, vendosi t’i hedh një vështrim bishës së përgjumur.

Krokodili me emrin Bonechruncher, papritur kërceu lartë me gojën hapur, ndërsa gazetarja largohet shpejt drejt varkës për të shpëtuar.

Ajo filloi të bërtiste dhe të qeshte në të njëjtën, derisa i dha sinjalin kameramanit të ndërpresë xhirimin.

Ndërkaq Bradley më vonë kishe deklaruar në transmetim që kurrë në jetën e saj, nuk kishte reaguar aq shpejt për ndonjë incident./Telegrafi/

Exit mobile version