Telegrafi

Po realizonin fotot për ftesat e dasmës, një burrë në sfond ua “shkatërroi” momentin (Foto)

Kur një çift i cili pritej të martohej së shpejti vendosi që fotografitë e tyre t’i bënin në një plazh afër San Diego, ata nuk kishin parashikuar se fotografitë e tyre do të provokonin edhe të qeshura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 14 mars, Amy Sefton dhe i fejuari i saj, Jake, të dy 26 vjeç, dolën në San Elijo State Beach, pranë apartamentit të saj, me fotografin e tyre, Austin Whitesell, për të bërë fotot për ftesat e tyre të dasmës.

“Ne nuk kemi pasur shumë kohë për fotografitë. Ishte pas punës. Kam kërkuar diçka të bukur, por ne nuk mund të udhëtonim shumë larg para perëndimit të diellit”.

Por, kur çifti kapën duart e njëri-tjetrit dhe po bëheshin gati për sesionin e fotografive të muzgut, një vizitor i befasishëm (dhe tronditës) u kap në sfond të imazheve të tyre: një zotëri i moshuar që kishte të mbathura brekë femrash. /Telegrafi/