Korrespondentja e CNN, Sara Sidner, derisa po mbulonte raportimin për COVID-19, ajo nuk arriti t’i kontrollojë emocionet duke shpërthyer në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Më shumë se 375 mijë qytetarë në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën nga COVID-19, e Sidner që ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë, ka thënë që virusi ka goditur rëndë komunitetin me ngjyrë, transmeton Telegrafi.
“Komuniteti i hispanikëve dhe atyre me ngjyrë po goditen më rëndë. Mos e lejoni veten të jeni në këtë listë. Nëse vërtetoni i doni më të dashurit tuaj, mos lejoni të ndodh një gjë e tillë”, tha Sidner.
Megjithatë ajo më vonë ka kërkuar falje për reagimin e saj, por kolegët i kanë dalë në ndihmë duke thënë se është diçka normale dhe njerëzore, duke marrë parasysh se ajo ishte dëshmitare e ngjarje të ndryshme që i ka parë nga spitalet amerikane. /Telegrafi/