Telegrafi

Po raportonte për ndarjen e fëmijëve nga prindërit, prezantuesja e lajmeve shpërthen në lot gjatë transmetimit live (Video)

Prezantuesja e lajmeve e televizionit amerikan MSNBC, Rachel Maddow, nuk ka mundur të kontrolloj emocionet derisa po fliste në transmetim të drejtpërdrejtë për vendimin e administratës Trump, për të ndarë fëmijët nga prindërit për shkak të emigracionit ilegal.

Maddow shpërtheu në lot pak para përfundimit të lajmeve, derisa lexonte raportin e Associated Press se fëmijët e vegjël po mbahen në disa qendra në Teksas, pasi janë ndarë nga prindërit që janë kapur duke u futur ilegalisht në SHBA, transmeton Telegrafi.

Ajo u mundua disa herë ta lexoj lajmin deri në fund, por ishin emocionet që e pushtuan dhe shpërtheu në lot. Ky moment prekës është shpërndarë në masë të madhe në mediat sociale dhe është bërë viral.

Lexo po ashtu Autoritet amerikane të emigracionit ndajnë fëmijët nga prindërit që futen ilegalisht në SHBA (Foto)

Lajmi se administrata e Trumpit po strehon fëmijët nëpër qendra në Teskas dhe po i ndan me forcë nga prindërit, ka shkaktuar zemërim në gjithë botën.

Raportohet se vetëm nga muaji prill mbi dy mijë fëmijë janë ndarë nga prindërit dhe janë vendosur nëpër qendra, derisa janë kapur nga rojet kufitare duke kaluar kufirin ilegalisht. /Telegrafi/