Site icon Telegrafi

Po raportonte live për motin e ligë, gazetarit të NBC-së i vërsulet një burrë

Një amerikan i nervozuar ka sulmuar gazetarin e NBC, Shaquile Brewster, i cili po raportonte për motin e ligë dhe stuhinë tropikale Ida që ka goditur Misisipin.

Brewster po raportonte live nga Gulfport kur pas shpinës së tij u ndal një veturë e bardhë, nga e cila doli një burrë që filloi të vraponte në drejtim të tij, transmeton Telegrafi.

“Hej, hej. Do të thërrasim Brewsterin për t’u siguruar që gjithçka është në rregull, por shumë të çmendur dhe çmenduri të ndryshme po bëjnë njerëzit”, dëgjohet duke thënë prezantuesi i brengosur Craig Malwin.

Megjithatë disa momente më pas, Brewster ka shkruar në Twitter për të treguar që është mirë dhe se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/

Exit mobile version