Tifozët e Arsenalit dhe Chelsea janë duke festuar “triumfin” e klubeve të tyre në Ligën e Evropës, por kështu nuk ndodhi edhe me një gazetare sportive që e pësoi keq derisa po raportonte live nga stadiumi.
Të gjithë ata që kanë pasur rastin të shohin ndeshjen e Arsenalit kundër Valencias, kanë mbetur të shokuar kur panë se si një gazetare u përplas me fytyrë për tokë, kur topi e goditi në kokë derisa lojtarët e Arsenalit po bëheshin gati për ndeshjen.
E gjithë u filmua dhe transmetua live, ku gazetarja e televizionit Gol TV, Monica Benavent, u përplas me fytyrë për tokë kur topi që po binte me shpejtësi të madhe goditi në kokë.
Për fat të mirë raportohet se gazetarja nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa gjithë këtë ngjarje e ka pranuar me sportivitet duke thënë se gjëra të tilla ndodhin sidomos gjatë transmetimeve live. /Telegrafi/
This happened about 5 yards from us. I think they were aiming for Keown… pic.twitter.com/c27S4auGdI
— Jake Humphrey (@mrjakehumphrey) May 9, 2019