Site icon Telegrafi

Po raportonte live, gazetarja e CNN plaçkitet nga një person – ia merr dy telefona

Reporterja e CNN-it në Brazil ka qenë viktimë e një plaçkitjeje nga një burrë i pastrehë, i cili i kërkoi portofolin nën kërcënimin e thikës derisa ajo po raportonte live.

Bruna Macedo dhe ekipi i televizionit ishin në afërsi të urës Bandeiras në Sao Paulo, nga ku po raportonin live për rritjen e nivelit të ujit në lumin Tete, si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut, transmeton Telegrafi.

Gjatë transmetimit live, i dyshuari fillimisht “inspekton terrenin” dhe më pas i afrohet Macedos dhe kolegut të saj Rafael Colombos. Ai pa u menduar dy herë nxori thikën, kurse Macedo duke parë se i rrezikohej jeta ia jep dy telefonat.

Për fat të mirë ajo nuk është lënduar nga ky kërcënim e këtë e ka konfirmuar kolegu i saj Colombo, duke bërë të ditur se ajo është rikthyer shëndoshë e mirë në zyrat e CNN. /Telegrafi/

 

Exit mobile version