Ndikimi i një uragani të paprecedentë që zbarkoi në Florida këtë mëngjes u ilustrua në mënyrë të përsosur gjatë një konference për shtyp.
Uragani Idalia arriti në tokë të mërkurën në mëngjes – duke e bërë atë stuhinë e parë të madhe që kalon nëpër një rajon të Floridës, përcjell Telegrafi.
Si pasojë, katër shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi erërat parashikohen të arrijnë shpejtësinë 130 mph ndërsa Idalia “udhëton” nëpër Florida, Xhorxhia dhe Karolina.
Pemët e rrëzuara kanë rrëzuar linjat e energjisë elektrike dhe uji është parë të vërshojë nëpër rrugë për shkak të reshjeve të shtuara.
Mendohet se më shumë se 230,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike – dhe një person “i prekur” ishte guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.
DeSantis ishte në mes të një konference për shtyp të mërkurën në mëngjes, kur papritmas u ndërpre energjia elektrike, duke e lënë atë dhe ekipin e tij në errësirë. /Telegrafi/