Telegrafi

Po qëndronte ulur pranë ujit, foka shfaqet para syve të saj dhe e tërheq në ujë (Video)

Një vajzë e vogël u tmerrua kur një fokë e tërhoqi drejt ujit, teksa ajo ishte ulur në mol.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në Steveston Fisherman’s Wharf në Kanada, teksa turistët po shihnin kafshën e detit që kërkonte peshk.

Pamjet tregojnë njerëzit që qeshnin teksa foka notonte në ujë. Në një moment kafsha kërcen drejt vajzës së vogël e cila ishte ulur në mol për të bërë një foto. Në fakt ajo po shihte luanin e detit në ujë, dhe mendoj se kafsha ishte lozanjare, para se të ulej në cep. Por ajo tërhoqi vajzën në ujë.

Njerëzit u trembën dhe filluan të bërtisnin, teksa një burrë, i cili mendohet të jetë i afërm i saj, kërceu menjëherë në ujë në port për ta shpëtuar, transmeton tch.

Foka nuk u rishfaq derisa vajza u largua me të afërmit e saj.