Telegrafi

Po që se keni pasur një ditë të vështirë, kujtoni këta 15 njerëz që kaluan shumë më keq se ju (Foto)

Të gjithë mund të kemi një ditë jo të mirë, planet të mos shkojnë si duhet dhe të na duket sikur tërë universi është kundër nesh.

Por, këta 15 njerëz që ndanë eksperiencën e tyre në Bored Panda, tregojnë se gjithmonë është dikush që po përjeton më keq se ju, transmeton Telegrafi.

Një grua ka mbetur me vija në fytyrë, pasi aplikoi nxirrje artificiale, por i është shlyer nga lotët që i rrodhën. Pronari i një shtëpie, ka mbetur i hutuar kur ka hyrë në kuzhinë dhe tërë dollapët e sipërm, ishin shkëputur prej muri dhe enët kishin mbushur dyshemenë.

Ndërsa një tjetër që harroi hapur xhamin e dritares, iu mbush komplet vetura me borë.

Andaj, nëse dita juaj nuk ka shkuar sipas planit, qetësohuni sepse të tjerë përjetuan edhe më keq. /Telegrafi/