Ky është momenti rrëqethës kur një zyrtar policor shpëton një çift nga vdekja, pasi i kishte zënë gjumi në një terren malor dhe pranë tyre po lëvizte gjarpri vdekjeprurës.
Videoja është postuar në Facebook nga departamenti i policisë Mauro, ku dyshja nuk ishin të vetëdijshëm për rrezikun që po u kanosej derisa po pushonin dhe me sa duket po rreziteshin, transmeton Telegrafi.
Polici i identifikuar si Adam Sick, kishte vërejtur çiftin duke qëndruar të shtrirë në tokë, duke mos ditur që prapa po u afrohej një gjarpër helmues dhe kështu menjëherë kishte dalë nga vetura për t’ua tërhequr vërejtjen.
E kamera e vendosur në uniformën e tij, tregon momentin kur dyshja ngriten me vrap dhe fillojnë të ikin nga frika se mund të kafshohen. Identiteti i qiftit nuk është zbuluar. /Telegrafi/