Jeta e një babai indian ndryshoi pasi gjeti një diamant me vlerë prej 60 mijë funte derisa punonte tokën e tij.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Lakhan Yadav, 45 vjeç, u ndesh me një gur prej 14.98 karatësh, derisa po gërmonte në tokën që filloi ta merrte me qira muajin e kaluar në Madhya Pradesh.
Yadav gati e gaboi gurin e çmuar me një guralecë, por pasi ia hoqi papastërtitë, ai vuri re se shkëlqente ndryshe.
Ai menjëherë e dërgoi diamantin për ekzaminim ku u vlerësua me mbi gjashtë milionë rupi; derisa e shiti më pas në ankand.
“Kjo ndryshoi jetën time”, tha ai për Times of India.
Yadav u shpreh se ai do t’i shfrytëzonte këto para për t’ju siguruar fëmijve të tij një arsimim të mirë se sa “ndonjë gjë të madhe”. /Telegrafi/