Telegrafi

Po punonte me ekskavator në oborrin e shtëpisë, gjen kasetë-bombë

Një banor i fshatit Arllat të komunës së Drenasi, ka njoftuar se derisa po punonte me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

Patrulla policore ka lokalizuar dhe siguruar  vendin e ngjarjes, ndërsa Njësiti për deminim i FSK-së, ka identifikuar mjetin dhe bëhet fjalë për kasetë-bombë.

Njësiti për deminim ka shkatërruar mjetin në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/