Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, kompanitë u kërkojnë punonjësve të punojnë në distancë për të mbajtur situatën nën kontroll
Të punosh nga shtëpia mund të duket si një ëndërr, por kur e prek diçka të tillë mund të fillosh të ndihesh vetëm.
Ja disa këshilla për të qenë të balancuar dhe të përqendruar kur punoni nga shtëpia:
1. Bëni pushim
Le të jemi të sinqertë: Ju nuk punoni tetë orë të plota në zyrë. Mos harroni pushimin e drekës, orën e kafes apo edhe diskutimin me kolegët. Vetëm se jeni duke punuar nga shtëpia nuk do të thotë që nuk keni të drejtë të ndiqni të njëjtën frymë.
“Nuk do të marrë asgjë nga efektiviteti juaj,”- tha Julie Morgenstern, një konsulente e produktivitetit dhe autore e “Të organizohesh nga Jashtë-Brenda.”
“Të pushosh është pjesë e produktivitetit; kjo ju bën më të zgjuar.”
2. Strukturohuni, por jo shumë
“Zgjidhni ambientin se ku do të punoni dhe sigurohuni që të përshtatni mjedisin me llojin e punës që bëni.”- sugjeroi Morgenstern.
Ruani disa vende në shtëpi, në të cilat të mos punoni kurrë, sepse do ta keni shumë të vështirë të flini natën në një mjedis që e lidhni me punën.
3. Vendosini vetes qëllime të reja
“Përdorni kohën tuaj të mëngjesit për vetë-rinovim ose kohë familjare, jo punë”, rekomandoi Morgenstern.
4. Vendosni kufij shumë të qartë
“Të punosh nga shtëpia nuk do të thotë të punosh më shumë orë,” paralajmëroi Morgenstern. Jini të qartë me menaxherin dhe me kolegët, si dhe përmbajuni planit të punës. Kur mbaroni punë, vishni rroba të tjera dhe largohuni nga mjetet e punës.
Jini të qartë edhe me anëtarët e familjes, të cilët mund të dëshirojnë vëmendjen tuaj gjatë ditës së punës.
“Krijoni një strukturë të ditës dhe caktoni kohën e lojërave dhe punës.”- rekomandoi Morgenstern.
5. Shfaq fytyrën tënde
Kur është e mundur, përdorni video në vend të thirrjes standarde të konferencës për të ndërvepruar dhe për të shmangur vetminë.
“Ne mund t’i shohim fytyrat e të gjithëve, sepse ata janë para laptopit. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme,” tha Hassell.
6. Bashkëveprimi social
Të punosh nga shtëpia do të thotë të mos kesh mundësi të hysh në zyrën e kolegut për të biseduar ose për të vrapuar me dikë gjatë rrugës për në tualet dhe për të diskutuar planet e fundjavës.
Përdorni FaceTime, Zoom dhe mjete të tjera video gjatë takimeve ose thjesht për të biseduar me kolegët, sepse ndihmon në shmangien e vetmisë. /Telegrafi/