Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po punon për të zbardhur rastin me vajzën e mitur nga shtëpia e “25 Majit”, e cila dje në polici u raportua se një person tjetër i panjohur ka kryer veprime të tjera seksuale gjatë kohës që ishte me pushime në Strugë, thonë nga Ministria.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme dhe deri në këtë moment nuk ka konfirmuar se bëhet fjalë për përdhunim. Institucioni tashmë ka ofruar ndihmën e nevojshme të ekspertëve dhe mbrojtjen e vajzës dhe vepron në përputhje me procedurat”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Në të njëjtën kohë, MPB ndërmerr masa për pastrimin e plotë të rastit. /Telegrafi/