Telegrafi

Po privatizohet, Ferizaj në duar të investitorëve nga Kosova dhe Anglia

Shumë klube të futbollit të Kosovës janë në pronësi të kuvendeve komunale.

Një prej tyre është edhe klubi futbollistik i Ferizajit, i cili deri më tani është financuar nga buxheti i komunës.

Por, duket se kësaj do t’i vjen fundi dhe se ferizajasit nga dita e nesërme do të jenë në duar të investitorëve të huaj dhe vendor.

Kështu shkruan së paku në njoftimin e klubit të bërë përmes rrjeteve sociale teksa tregohet se në ekip do të investojnë edhe disa anglezë.

“Nesër (07.07.2019) në ora 18:00, në Hotel “Emerald” organizohet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të Klubit Futbollistik “Ferizaj”, nga investitorë anglez dhe vendor”, thuhet në njoftimin e KF Ferizajit.

Ndryshe, Ferizaji ka ruajtur statusin e të qenit ekip i Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/