Një pitbull është filmuar duke sulmuar një husky siberian në një shfaqje kafshësh në Tajlandë, pasi që të dy ishin duke u gjykuar në “mejdan”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në shfaqjen në Chiang Mai të dielën, njerëzit që filmuan duelin e diskutueshëm thanë: “Pronarët kishin vështirësi në mbajtjen e qenve”.
“Ata ishin pranë dhe ndaluan gjakderdhjen, duke thënë se husky do të ishte mirë”, shtuan ata.
Siç edhe dihet, pit bullët janë të njohur për sulm ndaj qenve të tjerë.
Javën e kaluar, një husky i një familje kanadeze duhej të varrosej pasi u sulmua nga dy qen të tjerë.
Sharon Clow lejoi qenin e vajzës së saj që të dilte jashtë, kur dëgjoi zhurmën e kafshëve.
Kur ajo doli te dera, pa dy pit bullë duke sulmuar qenin e saj.
“Unë u përpoqa t’i godisja ata me një shkop, por ata nuk e linin të shkonte”, tha ajo. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RMkmiwDwles