Një grua është goditur në kokë nga një burrë i panjohur derisa po priste të kalonte rrugën.
Por gjithë këtë ngjarje të tmerrshme e kanë filmuar kamerat e sigurisë, ku shihet gruaja duke pritur të kalojë rrugën në Claphan të Londrës, transmeton Telegrafi.
Derisa gruaja po qëndronte në trotuar, një burrë fillon të vrapojë nga ana e saj e majtë dhe pa kurrfarë paralajmërimi e godet në kokë.
Si rezultat i goditjeve gruaja ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërkaq policia ka bërë të ditur se dyshohet se bëhet fjalë për një burrë me ngjyrë rreth të 40-ve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TiemnQIc8xc