Telegrafi

Po priste në trafik në motoçikletë, një gomë ‘fluturoi’ në drejtim të saj – gruan në Tajlandë e shpëtuan reflekset

Një grua shtatzënë e cila po qëndronte në anën e pasme të një motoçiklete në Tajlandë i shpëtoi gomës që ‘fluturoi’ në drejtim të saj.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, rrota që ‘fluturoi’ drejt saj, si duket ishte shkëputur nga kamioni që po bartte ananase.

Gruaja e cila ishte gjashtë muaj shtatzënë, ishte pasagjere në motor derisa i dashuri i saj u fut në një rrugë në Prachuap Khiri Khan, në Tajlandën jugore.

Pamjet të kapura nga kamera brenda një makine e parkuar më 3 dhjetor, tregojnë se si gruaja përdor reflekset e saj të shpejta për t’u përkulur para se goma të ‘fluturojë’ mbi kokën e saj. /Telegrafi/