Katër të rinj të Eritresë të moshës 16-18 vjeçare janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në një spital lokal për intervenim. Ndërsa një i pestë u dërgua në Lille aty pranë për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 13 persona u plagosën edhe për shkak të “goditjeve nga hekurat”.
Ministri i Brendshëm francez Gérard Collomb vizitoi Calais gjatë natës dhe tha se përplasjet ishin jashtëzakonisht serioze.
Një nga plagët më serioze u tha të jetë nga një plumb në pjesën e prapme të qafës.
Lufta fillestare, e cila zgjati pothuajse dy orë, shpërtheu në periferi të jugut të qytetit ku emigrantët kishin dalë në radhë për të marrë ushqimet.
Rreth 100 eritreanë dhe rreth 30 afganë u kapën në dhunë. Ajo filloi kur një afgan filloi të shtënat me armë. /Telegrafi/