Për të gjithë gjermanofolësit pejan të cilët duan të punojnë në qytetin e bukur të Pejës, kompania gjermano-kosovare KiKxxl & evroTarget L.L.C po ofron mbi 50 vende të lira pune, për pozitën Customer Support/Deutsch- Pejë.
Nëse e flisni gjuhën gjermane dhe jeni duke e kërkuar një vend të punës me benefitet më të mira në treg si dhe hapësirë për avancim në karrierë kjo është mundësia ideale për ju!
“Të punësuarit në kompaninë KiKxxl & evroTarget L.L.C në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan, kanë paga shumë tërheqëse, sigurim shëndetësor të mbuluar nga kompania, kontrata pune afatgjatë dhe sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha trajtim me dinjitet” theksoj Hamdi Malushaj, drejtori gjeneral i kompanisë.
Aplikoni duke klikuar në link-un më poshtë, punësohuni dhe qysh në start fitoni bonus 300€, pagë 1260€ + 100€ bonus të performancë!
Ndjekni rrugën drejt suksesit, bashkohuni me ekipin ma t’mirë n’qytet!