Real Madrid nuk po planifikon të shesë një sulmues për të akomoduar kalimin e Kylian Mbappes në verë, sipas Alfredo Martilla të Relevo.
Lojtarët si Vinicius Junior, Rodrygo dhe Fede Valverde janë etiketuar si të pashitur nga Real Madrid, pavarësisht transferimit së francezit.
Disa raportime në Spanjë dhe Angli kishin sugjeruar që Real Madrid të konsiderojë shitjen e Vinicius për të lejuar Mbappen të luajë nga e majta.
Megjithatë, kjo nuk mund të jetë më larg nga e vërteta, pasi Floretino Perez nuk synon ta shesë asnjë nga yjet më të mëdhenj.
Real Madrid planifikon të rikthehet në formacionin 4-3-3 ose sistemin 4-2-3-1 për të shfaqur treshen Vini, Rodrygo dhe Mbappe në sulmin e tyre. Të tjerë si Arda Guler, Endrick dhe Brahim Diaz do të mbeten si zëvendësues.
Mbappe i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi me disa burime kryesore që pretendojnë se ai tashmë ka nënshkruar një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029. /Telegrafi/