Telegrafi

Po i plaket bashkëshortja Lorik Canës

Lorik Cana është një ndër ish-futbollistët më të famshëm në trojet shqiptare.

Pas pensionimit, gjakovari është mjaft aktiv në rrjetet sociale si dhe në emisionet sportive televizive.

Por, pos jetës së një sportisti, ai ka edhe një jetë private dhe plot hare që e ruan me xhelozi të madhe.

Ai është martuar vite më parë me bukuroshen italiane, Monicën, e cila një arsye më tepër sot për të qenë e lumtur.

Biondina sot ka mbushur 31 vjet dhe normalisht që nuk ka munguar edhe urimi i bashkëshortit 35-vjeçar.

Loriku ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet në krah të bukuroshes dhe me këtë rast ka lënë një mesazh të papritur.

“Po plaket!!!” ka shkruar Loriku në imazhin e publikuar në rrjetet sociale teksa ka bashkangjitur edhe një emoji të një ëmbëlsire.

Ndryshe, Cana ka paralajmëruar se në të ardhmen do të merret me zejen e trajnerit. /Telegrafi/