Site icon Telegrafi

A po plakemi? ASK publikon të dhënat për moshën e popullsisë – rënie e banorëve nga 0-15 vjet

Foto: Arkiv

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat e popullsisë nga procesi i regjistrimit në prill-maj 2024.

Në kuadër të të dhënave, ASK ka njoftuar edhe për moshën mesatare të popullsisë në Kosovë, cilat grupmosha dominojnë dhe në cilën grup-moshë ka rënie të popullsisë.

Mosha e popullsisë

Në vitin 2011 mosha mesatare e popullsisë ishte 29.97 vjet, ndërkaq në vitin 2024 sipas të dhënave preliminare mosha mesatare ishte 34.82 vjet, rritje për 4.85 vjet.

Lexo po ashtu Regjistrimi i popullsisë - këto janë nëntë komunat me rritje të banorëve

Meshkujt dominojnë me një përqindje të vogël

Nga të dhënat e vitit 2024, meshkujt dominojnë me një përqindje të vogël.

Në vitin 2011 ishin 50.34 për qind ishin meshkuj, ndërsa femra 49,56 për qind.

Ndërkaq, në vitin 2024 janë 50.10 për qind janë meshkuj, 49.90 për qind femra.

Piramida e popullsisë ka pësuar ndryshime të theksuara në moshë

Tutje nga të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se edhe piramida e popullsisë ka pësuar ndryshime të theksuara në moshë.

Cilat grup-mosha dominojnë, e ku ka rënie të popullsisë?

Nga regjistrimi i fundit, 2024 dominojnë popullsia e grup-moshave 20-24 vjet, derisa në vitin 2011 dominonte grup-mosha 10-19 vjeç.

Ndryshimet e grup-moshave:

Dominojnë mosha 16-64 vjet 

Rënie te popullsia: 0-15 vjet

Rritje te popullsia: mbi 65 vjeçare

Exit mobile version