Telegrafi

Po pini ujë me limon për të rënë në peshë?

Konsumimi i ujit të ngrohtë me limon në mëngjes, është kthyer në një nga metodat më të përhapura për të rënë në peshë. Por mos ndoshta po e teprojmë me këtë trend të ri të dobësimit.

Anembanë botës gjithnjë e më shumë njerëz po e aplikojnë ritualin e pirjes së ujit të ngrohtë me limon në mëngjes në lukth të zbrazët.

Një numër i madh i tyre e bën këtë vetëm për humbje të peshës, por ja çfarë duhet të dini patjetër nëse edhe ju jeni pjesë e klubit “ujë i ngrohtë me limon”:

1. Konsumimi tepërt i ujit me limon, mund të jetë shkaktar i urthit, duke rritur ndjeshëm aciditetin në stomak dhe duke shkaktuar djegie.

2. Fanatikët e limonit duhet të bëjnë kujdes me smaltin e dhëmbëve pasi aciditeti i lartë mund ta dëmtojë atë dhe t’i ekspozojë dhëmbët tuaj ndaj problemeve të shumta.

Lemon splashing in water