Site icon Telegrafi

A po përgatitet Kim Jong-un për luftë?

Dy ekspertë amerikanë nuk kanë hedhur poshtë mundësinë që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un të nisë një lloj konflikti mundshëm ushtarak.

Jong-Un e shpalli këtë javë Korenë e Jugut një vend armik dhe braktisi zyrtarisht idenë e ribashkimit paqësor të dy gjysmave të gadishullit, raporton The Washington Post, transmeton Telegrafi.

Fjalimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi Koreja e Veriut pretendoi se kishte lëshuar një raketë me rreze të mesme veprimi me një kokë lufte hipersonike, e cila – nëse është e vërtetë – do t’i jepte asaj një armë shumë të manovrueshme që mund të udhëtonte në lartësi të ulëta dhe me pesë herë shpejtësinë e zërit.

Lexo po ashtu Koreja e Veriut fiku radion që transmetonte kodet misterioze, Kim Jong-un i thotë ushtrisë të "bëhet gati!"

Koreja e Veriut deklaroi të premten se kishte testuar një tjetër dron sulmues nënujor pa pilot, me aftësi bërthamore, në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta në brigjet e Koresë së Jugut.

Vendi njihet për kërcënimet bombastike, por retorika është bërë dukshëm më agresive muajt e fundit, një ndryshim alarmant që disa analistë thonë se mund ta bëjë atë të justifikojë përdorimin e armëve konvencionale ose bërthamore kundër Koresë së Jugut.

Por, a po përgatitet Kim Jong-un për luftë?

Dy studiues të shquar amerikanë paralajmëruan javën e kaluar se llogaritjet e Kim Jong-un kanë ndryshuar ndjeshëm që kur ai u ul për herë të fundit për negociatat bërthamore, në vitin 2019.

Ata thonë se politikëbërësit amerikanë që presin janë të papërgatitur për potencialisht masat e rrezikshme që ai tani po përgatitet të marrë.

Lexo po ashtu Koreja e Veriut kërcënon, thotë se do të lansojë satelitë të rinj – thonë se lufta është e pashmangshme

“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje mundësisë që Kim Jong-un të ketë kuptuar disi se si ai mund të përgatitet dhe të nisë një lloj konflikti ushtarak dhe të jetë në gjendje t’ia hedhë të tjerëve me këtë”, tha Siegfried Hecker, një shkencëtar i njohur bërthamor amerikan që ka vizituar Korenë e Veriut në shumë raste.

Ai dhe Robert Carlin, dikur analisti kryesor i CIA-s për Korenë e Veriut dhe një ekspert i propagandës së Phenianit, paralajmëruan se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për mundësinë e përfshirjes së një konflikti të armatosur.

Ka pasur shenja që nga viti 2022 se Pheniani po riorienton prioritetet e tij të marrëdhënieve me jashtë.

Kim sinjalizoi përmes fjalimeve se ai po kërkonte të përforconte lidhjet me Rusinë dhe Kinën – pavarësisht marrëdhënieve të komplikuara të Phenianit me të dyja – dhe e shihte angazhimin me Shtetet e Bashkuara si të kotë.

Lexo po ashtu Çfarë dihet për "kampet e vuajtjeve" që fshehin sekretin më të errët të Koresë së Veriut?

Sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, Kim miratoi një ligj të ri bërthamor në vitin 2022 dhe deklaroi se nuk do të miratonte asnjë “denuklearizim”, asnjë negociatë dhe asnjë mjet pazari për tregtinë”, duke treguar se ai nuk do të kthehej në bisedime nëse denuklearizimi do të ishte në rendin e ditës.

Në anën tjetër, Shetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë tani stërvitje të rregullta ushtarake dhe vitin e kaluar, SHBA-ja vendosi një nëndetëse me raketa balistike me armë bërthamore në Korenë e Jugut për herë të parë që nga vitet 80-ta.

Veriu i sheh këto lëvizje si armiqësore ndaj sigurisë së tij kombëtare dhe i përdor ato për të justifikuar armët dhe programin e tij bërthamor. /Telegrafi/

Exit mobile version