Site icon Telegrafi

Po përgatiste makinën për kokoshka, ajo shpërthen dhe tërë rrugët e lagjes mbushen me to

Ky është momenti kur makina me kokoshka shpërthen dhe rrugët e lagjes mbushen me to.

Incidenti i filmuar ka ndodhur në qytetin kinez Shenyang në provincën Liaoning, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave lokale, një person po përgatiste makinerinë – përkatësisht po e ngrohte që të përgatis kokoshka, por në një moment ajo shpërthen dhe tërë kokoshkat shpërndahen nëpër rrugë.

Në shikim të parë, gjykuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, personi që ishte afër makinerisë dukej sikur e ka pësuar me jetë, por pasi që tërë kokoshkat bien nëpër rrugë – ai “rishfaqet” pa ndonjë lëndim. /Telegrafi/

Exit mobile version