Një performues në një cirk ka vdekur pasi ra në skenë gjatë një lëvizjeje në ajër të shtunën në mbrëmje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Yann Arnaud, 38 vjeç, i cili vdiq nga plagët e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Tampas, Florida, pas aksidentit të tmerrshëm, që ndodhi gjatë një shfaqjeje cirku.
“Ndërsa po performonte numrin e shiritave ajror, Yann Arnaud, ra në skenë”, thuhet në deklaratën e Cirque du Soleil.
“Procedurat emergjente u aktivizuan menjëherë dhe Yann u transportua në spitalin më të afërt, ku më vonë vdiq nga plagët e marra”, është shtuar në njoftim.
Arnaud, i cili është me origjinë nga Franca, ishte babai i dy vajzave të reja. /Telegrafi/