Organizatat mafioze të Italisë po ndryshojnë gjithnjë e më shumë mënyrën e funksionimit të tyre.
Kështu, sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, ata janë duke përdorur më pak dhunë dhe më shumë “infiltrim të heshtur” në ekonomi duke punuar në sinkron me punonjësit e “jakave të bardha”, sipas raportit të fundit në parlament nga Drejtoria Hetimore Antimafia (DIA).
Në këtë drejtim, raporti në fjalë ka shtuar se Cosa Nostra e Sicilisë, Camorra e Campania dhe sindikata ‘Ndrangheta’ me qendër në Kalabri po përfitonin nga emergjenca e krijuar nga COVID-19.
“Tendenca për të infiltruar strukturën sociale dhe ekonomike në një mënyrë të përhapur”, është rritur gjatë pandemisë, citohet të jetë thënë ndër tjerash në raport. /Telegrafi/