Telegrafi

Po pensionohet Quentin Tarantino: I dhashë botës së filmit gjithçka që kam mundur

Regjisori i filmave, Quentin Tarantino njoftoi gjatë një interviste me edicionin australian të revistës, GQ, se po i jep fund karrierës duke thënë se “Once upon a Hollywood” do të jetë i fundit.

“Unë e shoh veten duke shkruar libra ose pjesë teatrore. Thjesht, mendoj se i dhashë gjithçka që mundem botës së filmit”, tha Tarantino.

Megjithatë, ai në shumë raste kishte thënë se po i jep fund karrierës artistike, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se kishte premtuar se po të arrinte numrin e dhjetë filmave, do të tërhiqej prej hollivudit.

“Once upon a Hollywood” u shfaq në festivalin prestigjioz francez, Kanë dhe ishte krijimtari e tij e nëntë.

“Nëse kritikët dhe audiencat me entuziazëm e pranojnë filmin ‘Once upon a Hollywood’, unë ndoshta nuk do të shkoj deri te numri dhjetë”, tha ai.

Aktori Brad Pitt, së bashku me Leonardo Di Caprion dhe Margot Robbie, janë paraqitur në filmin e lartcekur ndërsa pritet që të shfaqet edhe në kinematë botërore. /Telegrafi/