Site icon Telegrafi

Po pastronte dritaren, 68-vjeçarja nga Tirana bie nga kati i gjashtë dhe humb jetën

Tre ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Një 68 vjeçare ka humbur jetën teksa pastronte dritaren në katin e 6.

“Në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia.

Exit mobile version