Mbetje kockore humane janë gjetur mëngjesin e kësaj të enjteve në shtratin e lumit në fshatin Guras në Pogradec.
Mbetjet janë gjetur në thellësi të lumit nga punonjësit e një kompanie që po merrej me pastrimin e shtratit të lumit.
Nga kqyrja paraprake është konstatuar se mbetjet kockore janë të hershme.
Ato do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Nga policia bëhet me dije se është krijuar grupi hetimor, si dhe janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti. /Telegrafi/