Një zyrtar policor në Oklahoma të SHBA-ve, për pak sekonda kishte humbur vetëdijen dhe ishte rrëzuar pasi kontakt me fentanyl.
Rreshteri Jim Warring nga departamenti i policisë në Bartlesville, po mbante dorëza mbrojtëse derisa po i paloste provat – që besohet se bëhej fjalë për një lloj droge të rrezikshme – fentanyl, transmeton Telegrafi.
Në momentin që ai humb vetëdijen dhe u rrëzohet në dysheme, atij i dolën në ndihmë kolegët e tij.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhte po të mos kishin reaguar me kohë. Jam me fat që kolegët e mi i kishin kushtuar rëndësi të madhe një trajnimi, që na mësonte se si duhet reaguar në raste të tilla”, ka thënë Jim Warring.
Në spital për tretman ka përfunduar edhe një polic tjetër që ishte afër Warring, i cili iu ekspozua drogës së fuqishme që ia humbi vetëdijen. /Telegrafi/