Telegrafi

Po nxehet atmosfera para takimit Kosovë-Kroaci

Atmosfera para sfidës së dytë të përfaqësueses së Kosovës në futboll ka filluar ndizet në Shkodër.

Kosova dhe Kroacia do të takohen sot për kualifikimet e botërorit në futboll, Rusia 2018.

E miqësinë mes dy federatave dhe vendeve tona e kanë dëshmuar edhe fotografia e përbashkët e tifozerive të dyja taborëve.

Në një fotografi të korrespodentit të Telegrafit në Shkodrës shihen veteranët e luftës së Kroacisë dhe disa tifozë të Kosovës në krah të njëri-tjetrit.

Kësi lloj atmosfere miqësore pritet të zotëroj edhe në stadiumin shkodran të Loro Boriçit, ku do të zhvillohet takimi me fillim në ora 20:45.

Lexo po ashtu Vokrri e Suker shkëmbejnë dhurata gjatë një darke (Foto)

Vlen të theksohet se mbrëmë Federata e Futbollit të Kosovës shtroi një darkë për nder të homologëve kroatë, ku edhe u shkëmbyen dhurata mes dy krerëve të federatave, Fadil Vokrrit dhe Davor Sukerit. /Telegrafi/