Atmosfera para sfidës së dytë të përfaqësueses së Kosovës në futboll ka filluar ndizet në Shkodër.
Kosova dhe Kroacia do të takohen sot për kualifikimet e botërorit në futboll, Rusia 2018.
E miqësinë mes dy federatave dhe vendeve tona e kanë dëshmuar edhe fotografia e përbashkët e tifozerive të dyja taborëve.
Në një fotografi të korrespodentit të Telegrafit në Shkodrës shihen veteranët e luftës së Kroacisë dhe disa tifozë të Kosovës në krah të njëri-tjetrit.
Kësi lloj atmosfere miqësore pritet të zotëroj edhe në stadiumin shkodran të Loro Boriçit, ku do të zhvillohet takimi me fillim në ora 20:45.
Vlen të theksohet se mbrëmë Federata e Futbollit të Kosovës shtroi një darkë për nder të homologëve kroatë, ku edhe u shkëmbyen dhurata mes dy krerëve të federatave, Fadil Vokrrit dhe Davor Sukerit. /Telegrafi/