Site icon Telegrafi

Po nisej për një sulm vetëvrasës, burri në karrocë u jep përshëndetjen e fundit fëmijëve të tij! (Foto)

ISIS thuhet se ka kryer një sulm vetëvrasës me eksplozivë kundër një kompleksi ushtarak në Sirinë lindore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të publikuara nga Shteti Islamik të cilat tregojnë një xhihadist në një karrocë që po përgatitet për të shkuar që të kryej sulmin terrorist.

Terroristi ISIS shihet duke biseduar me vajzën dhe djalin e tij me një pushkë në prehrin e tij, para se të përshëndetet me ta.

Ai pastaj mund të shihet duke u vendosur në një makinë.

Automjeti thuhet se ka qenë i ngarkuar me eksploziv, dhe fotografia tjetër thuhet se tregon zonën ku njeriu supozohet të ketë hedhur veten në erë në një mision vetëvrasës.

Deir Ezzor, në Sirinë lindore, është një nga fushat e fundit ku luftëtarët ISIS janë aktivë.

Sipas mediave, pamjet kanë të ngjarë të jenë bërë gjatë fundjavës kur ISIS nisi një ofensivë që synonte disa zona të kontrolluara nga qeveria në Deir Ezzor. /Telegrafi/

Exit mobile version