Telegrafi

Po ngjitej shkallëve elektrike, kur shkeli në një copëz metali dhe ra në gropë (Video, +16)

Një grua e ka pësuar keq derisa po ngjitej shkallëve lëvizëse (elektrike) në stacionin e metrosë.

Një copëz e metaltë u thye në momentin kur ajo shkeli mbi të, dhe e “përpiu” sikur të mos kishte ekzistuar fare, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur një burrë dhe e dashura e tij po ecnin në drejtim të shkallëve që qonin mbi sipërfaqe të tokës, në stacionin e metrosë në qytetin kinez Shenzhen.

Dhe në një moment kur ajo shkel në një copëz të metaltë ajo thyhet dhe gruaja bie në gropë, por i dashur i saj shfaq i zhdërvjellët dhe reagon duke u futur në gropë për ta nxjerrë.

Për fat të mirë ajo ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje të lehta, por po të mos ishte reagimi i qytetarëve të shumtë, ndoshta ajo do ta pësonte keq. /Telegrafi/