Site icon Telegrafi

Po ngiste veturën në rrugë, dyvjeçarja nga Oklahoma ndalet “për tejkalim shpejtësie” – pamjet bëhen virale

Vajzë e vogël e cila po ngiste një veturë elektrike për fëmijë, është ndalur nga policia për “tejkalim shpejtësie” dhe që shihet duke pastruar dhëmbët derisa qëndron prapa timonit në Okarche të Oklahomas.

Videoja e shpërndarë nga policia në Okarche, shfaq dyvjeçaren Rose Fern duke “shkelur ligjin”, dhe ishte ndalë nga policia derisa po lëvizte me veturë dhe po pastronte dhëmbët me brushën rozë, transmeton Telegrafi.

Ajo nuk u dënuar përveç një qortimi që i është dhënë, ndërsa policia këtë e konfirmoi duke thënë se “kishin zënë një shkelëse të ligjit”.

Pamjet e shpërndara janë bërë virale në rrjetet sociale, kurse vogëlushja nxiti një lumë komentesh pozitive.

Disa kërkonin me një dozë shakaje që t’i merret patentë shoferi për dy vite, derisa tjerët thoshin se ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik. /Telegrafi/

Exit mobile version