Vinicius Junior pati një debat të ashpër me gjyqtarin Martinez Munuera pas barazimit 3-3 ndaj Rayo Vallecanos në udhëtim.
Vendimi i gjyqtarit spanjoll për të mos akorduar dy penallti në favor të Real Madridit bëri që tifozët e tyre të reagojnë me zemërim në rrjetet sociale.
Tashmë pak ditë pas përfundimit të ndeshjes, kamerat e DAZN kanë publikuar pamje nga momenti kur gjyqtari bisedoi me Viniciusin rreth këtij rasti të diskutueshëm.
Nga ato pamje mund të vërehet se Munuera ka pranuar ndaj brazilianit se ka bërë një gabim për faktin se nuk e ndali atë rast si penallti.
Escándalo mayúsculo.
Martínez Munuera le dice a Vinicius que puede ser que se haya equivocado.
Premeditación en Vallecas.
A pesar de competir con otras reglas, el Real Madrid está a tan solo un punto del Barça y con un partido menos. pic.twitter.com/JfGsNvMBUR
— Alexis Rodríguez (@Alexis_RH_) December 15, 2024
“Më dëgjoni mua, unë mund të kem bërë një gabim”, ishin fjalët e Munueras në drejtim të sulmuesit brazilian.
Vinicius më pas iu afrua gjyqtarit me zemërim dhe ky i fundit në përpjekje për ta qetësuar i bëri me dije se mund të ketë gabuar me vendimin e marrë.
“Në rregull, nëse jam gabim, mos eja tek unë kështu, mos eja kështu”, vazhdoi Munuera.
Me të përfunduar kjo sfidë, drejtuesit e Real Madridit u raportua se kanë ngritur një ankesë në drejtim të Komitetit të Gjyqtarëve pasi sipas tyre ka ‘manipulim’ në ndarje të drejtësisë./Telegrafi/